CËRRIK

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Cërrik.

Policia njofton se një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 23-vjeçar, Indrit Zekthi.

Cërrik/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb