Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti rrugor, sic rapprton per “News24” dhe “BalkanWeb” gazetari Ervis Kuci.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zhupan, ku një automjet ka përplasur per vdekje nje 64-vjecar me iniciale P.M., i cili po ecte në anë të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Blute kane bere shoqerimin e personit qe shkaktoi aksidentin, nje 25-vjecar me inicialet K.F.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: