Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e tre personave, ka ndodhur këtë mbrëmje në kryqëzimin e fshatit Borizanë, në Fushë-Krujë.

Policia sqaron se nga përplasja e një makine tip “Audi” me një kamion me targa kosovare është plagosur rëndë dhe një person tjetër, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në TIranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb