MEMALIAJ

Një akasident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Memaliaj, me pasojë vdekjen e dy personave.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila, 2 km larg qytetit të Mamaliajt.

Ndërkohë, policia pritet të shkojë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Memaliaj/ Informacion paraprak:

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb