SHKODËR

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se janë përplasur një makinë dhe një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të fundit, një 23-vjeçar, i cili siç raporton gazetari Senad Nikshiqi për “BalkanWeb”, ka ndërruar jetë në vend nga përplasja e fortë.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb