TIRANË

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, jep lajmin se Shqipëria ka kaluar rrezikut nga koronavirusi, duke u futur te vendet me rrezik të ulët.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19.

“Që nga 7 qershori, CDC e ka futur Shqipërinë si një vend me “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan ambasadorja Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb