Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është takuar sot me Presidentin e ri, Bajram Begaj.

Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane thekson se ambasadorja Kim ka uruar Presidentin e ri Begaj, duke i përsëritur mesazhin se “SHBA presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re”.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb