TIRANË

Është arratisur nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës një person i arrestuar dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit”, në kryeqytet.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se është arratisur 30-vjeçari Riljan Lala. Ky i fundit ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa kishte hedhur armën, kur po e ndiqte policia.

Nuk dihen ende rrethanat si është arratisur personi, por policia po punon për kapjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb