DURRËS

Është arrestuar këtë paradite juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se juristi është arrestuar pas një hetimi të Prokurorisë së Durrës për një parcelë prej 2000 metra katrorë, në zonën e Plepave.

Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho.

Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që priten të tjera arrestime nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb