FIER- Një 34-vjeçar, person me precedentë të mëparshëm penal, është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij në qytetin e Fierit ditën e sotme. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet mes autorit dhe viktimës, pasi këtij të fundit i është bërë atentat edhe më parë.

Mbi trupin e 34-vjeçarit janë derdhur disa plumba kallashnikovi, ndërsa mësohet se nga 30 të shtënat në drejtim të mjetit të viktimës ka mbetur i plagosur edhe Ari Halinani. Ky i fundit, drejtues i mjetit 38 vjeç, është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ka marrë plumb në krah.

34-vjeçari Nelgert Pata, nga Tepelena, është vrarë me armë brenda në makinën e tij tip “Volkswagen” me targë AA166IYm në pronësi të shtetasit me inicialet K.K.

Pas ngjarjes në fshatin Zhupan të Fierit policia ka gjetur një makinë të djegur, tip “Benz” me portobagazh, që dyshohet se është e autorit ose autorëve të vrasjes.

Nelgert Pata rezulton të jetë miku i Jani Aliajt, i shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Cicos në maj të këtij viti.

POLICIA JEP DETAJET E PARA PER NGJARJEN
Më datën 20.11.2016 ora 13:50, në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur “Qenas”, në mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 166 IY është gjetur i vdekur, i vrarë me armë zjarri shtetasi M.P, 34 vjeç, banues në Tepelenë, person me precedent penal.

Si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit një 38-vjeçar i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në fshatin Zhupan, Fier, në vendin e quajtur “Mbikalimi” është gjetur duke u djegur mjeti tip “Benz” me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri automatik.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Forca të shumta të Policisë po krehin zonën ku u gjet automjeti me armët e zjarrit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Në të gjitha rrugët që lidhen me vendin ku u gjet automjeti i djegur janë ngritur pika kontrolli nga policia.

NELGERT PATES IU BE ATENTAT NE TIRANE NE GUSHT
34-vjeçarit nga Memaliaj, Nelgert Pata, i është bërë atentat më 21 gusht tek një lokal te “Rruga e Kavajës”. Nelgert Pata ka qenë në burg për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe dyshimet e para për atentatin u lidhën me të shkuarën e tij kriminale.

Por pas hetimeve, burime nga Policia e Tiranës thanë se plagosja e Nelgert Patës, i shpallur në kërkim për veprën penale “moskallëzim krimi”, lidhet edhe me vrasjen e 1 majit në lokal “De Niro”, ku u ekzekutua Elton Çiço. Për shkak të një njohje të vjetër që 34-vjeçari Pata ka me Jani Aliaj dhe Renato Milloshin, autorë të dyshuar për vrasjen e Çiços, policia dyshon se ai ka bashkëpunuar nga burgu për vrasjen e tij.

Më 21 gusht Nelgert Pata u qëllua me armë zjarri ku sipas burimeve, u lëndua lehtë në vesh. Menjëherë pas të shtënave, autorët por edhe i lënduari u larguan nga vendngjarja. Policia shoqëroi 2 shtetas kosovarë të cilët më pas rezultoi se nuk kishin lidhje me ngjarjen.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: