Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz që tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku u hodh në erë me tritol 27-vjeçari nga Berati, Aleksandër Sadikaj.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia gjeti e bllokoi me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër pistolete te dëmtuar.

Ndërkohë, specialistët e IT të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po këqyrin kamerat në Tiranë, për të zbuluar itinerarin e lëvizjes së viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb