TIRANE- Një automjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë ka marrë flakë në ecje në kryeqytet, ndërsa shoferi që ka pikasur tymin në pjesën e përparme të mjetit ka mundur të dalë me shpejtësi prej tij.
285520-m_1494437512-4293744
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa” , siç raporton për BalkanWeb gazetarja Dorjana Bezat. Mësohet gjithashtu se makina ishte me benzinë dhe gaz.
makina-2
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë për të zbuluar shkakun, ndërsa paraprakisht dyshohet për një defekt.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: