Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Mësohet se ka rënë një masiv shkëmbor në Kaninë, duke plagosur një 51-vjeçar.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se 51-vjeçari Lulëzim Kajmaku punonte si shofer dhe ishte jashtë makinës, në momentin e rrëshqitjes së masivit shkëmbor, që e ka kapur në këmbë.

Sipas policisë, ka pasur rrëshqitje në kantierin e ndërtimit të bypass Vlorë, ndërsa 40-vjeçari i plagosur është tranportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrëshqitja e masivit shkëmbor ka ndodhur pas shirave që mbërthyen vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Vlorë/Informacion paraprak
Rreth ores 11:57, në rrugën Vlorë-Kaninë, në vendin e quajtur “Shpella e Fikut”, në kantierin e ndërtimit të bypass Vlorë, për shkak te shirave ka patur rreshqitje gurësh, si pasojë është demtuar lehte në këmb një drejtues mjeti i firmës qe kryen punimet . Shtetasi L.K., 51 vjeç, ndodhet në Spitalin Rajonal Vlore, jashte rrezikut per jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb