Boris Johnson ka pranuar të japë dorëheqjen, raporton BBC.

Johnson ka kërkuar të qëndrojë në postin e kryeministrit, deri në zgjedhjen e një udhëheqës i ri konservator.

Kryeministri britanik do të shpallë publikisht dorëheqjen e tij gjatë ditës së sotme.

Një garë lidershipi konservator do të zhvillohet këtë verë dhe një kryeministër i ri do të zgjidhet në tetor.

Dorëheqja e Boris Johnson do të thotë se gara për udhëheqje konservatore tashmë ka filluar zyrtarisht.

Deputeti konservator Tobias Ellwood ka reaguar ndaj lajmit të fundit të dorëheqjes së planifikuar të Boris Johnson.

Ai thotë se është i kënaqur që e kuptoi dëmin që po i bënte jo vetëm partisë, por edhe raportit të Britanisë me ndërkombëtarët.

Dorëheqja e Johnson është pasur edhe nga dorëheqja e nënkryetares së Partisë Konservatore.

Në letrën e saj të dorëheqjes, deputetja konservatore për Sleaford & North Hykeham tha se ajo nuk e kishte marrë vendimin “lehtë” dhe ishte një “privilegj” të shërbente në pozicionin e saj.

Sa i përket dorëheqjes së Johnson, The Telegraph raporton se burime kanë konfirmuar se vendimi për dorëheqjen është marrë që në orën 08:30.

Deputeti konservator Robert Buckland thotë se ishte qendrimi i  kolegëve të tij ai që e ka detyruar kryeministrin të japë dorëheqjen sot, duke shtuar se “ai është përkulur ndaj të pashmangshmes”.

Por ai thotë se tani shpreson se Partia Konservatore mund t’i “rikthehet vlerave” të tilla si “liria sipas ligjit”.

Kujtojmë se pas një numri rekord të dorëheqjeve në 24 orë, presioni ndaj Boris Johnson u rrit edhe më shumë këtë mëngjes:

-Sekretari i Irlandës së Veriut Brandon Lewis u bë ministri i parë i kabinetit të mëngjesit që dha dorëheqjen, duke thënë se gjërat kishin “kaluar pikën pa kthim”.

-Ai u pasua me shpejtësi nga një sërë ministrash të tjerë të cilët zgjodhën të largohen

-Kancelari Nadhim Zahawi , i cili ka vetëm dy ditë që është në post, i bëri thirrje publikisht kryeministrit që “të shkojë tani”.

-Menjëherë më pas, sekretarja e sapoemëruar e Arsimit, Michelle Donelan dha dorëheqjen, duke thënë se i ishte lutur kryeministrit të jepte dorëheqjen.

-Më pak se gjysmë ore më vonë, u publikua lajmi se Johnson kishte pranuar të largohej

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: