TIRANE- Reshje të dendura bore kanë rënë gjatë mbrëmjes edhe në Malin e Dajtit, aty ku raportohet të jenë bllokuar mëngjesin e sotëm 7 persona.

Siç mëson “BalkanWeb” personat e bllokuar udhëtonin me dy taksi.

Foto nga bora në Dajt

dajt-2

Dy taksitë ishin ngjitur që mbrëmë në malin e Dajtit për të marrë pasagjerë, ndërsa mëngjesin e sotëm janë nisur drejt Tiranës, por janë bllokuar në rrugë. Në secilën prej makinave kishte nga shtatë, pasagjerë, por pesë prej tyre u transportuan me një kamion.

dajt-3

Sakaq shtatë të tjerë vijojnë të qëndrojnë të bllokuar, në pritje të ndihmës.

dajt4

DAJTI-5
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb