KAVAJE

Një ditë pas ngjarjes që tronditi Kavajën, ku një person u vra dhe një u plagos, policia ka parandaluar një krim të rëndë. Një 64-vjeçar ka shkuar deri në marrëzi, pasi ka tentuar që të godasë me sëpatë një 68-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet D. F., banues në Golem ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin me inicialet M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb