Lezha i shtohet hartës së të prekurve me COVID-19, ku gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se rasti pritet të bëhet publik nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme.

Pacientja e pare ne Lezhe eshte nje infermiere 54 vjecare, e cila ne testin e bere gjate nates se mbremshme ka rezultuar pozitive.

E prekura me coronavirus ende nuk dihet nga mund ta kete marre infiktimin, por menjehere jane marre masa per te izoluar edhe koleget e saj nga frika se mund te jene infektuar. Po ashtu qendra shëndetësore është mbyllur menjëherë dhe është dezinfektuar.

54 vjecarja eshte derguar mbremë tek shërbimi infektivi ne Tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së saj të vendoset nëse do qëndroje tek spitali për terapi intensive ose do vetë karantinohet në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb