TIRANË

Një deputete nuk është ndjerë mirë në sallën e Kuvendit, në nisje të fazës së dytë të seancës plenare.

“BalkanWeb” mëson se nuk është ndjerë mirë deputetja e PS në Lushnjë, Tatiana Piro, e cila ka shfaqur probleme me tensionin.

Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila i ka ofruar deputetes shërbimin mjekësor.

BalkanWeb ka siguruar pamjet kur një mjek i urgjencës hyn me vrap në ambientet e Kuvendit, për t’i ofruar ndihmë mjekësore ligjvënëses. Më pas gjendja e deputetes socialiste është përmirësuar dhe ajo u dërgua në shtëpi për të mos u kthyer më në sallën e Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb