Është një derbi dhe përplasjet janë diçka normale. Tottenham barazoi në derbi me Chelsean 2-2, por ra në sy një episod pas barazimit për 1-1 nga Spurs.

Trajnerët e të dy skuadrave, Conte dhe Tuchel për pak sa nuk u konfrontuan fizikisht. Arsyeja ka të bëjë me golin e Hojbjerg, i cili u cilësia si faull nga ekipi i Chelseat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bentacur shkakton një faull ndaj Haverts. Gjithsesi, për arbitrin Taylor nuk ka asgjë të parregullt dhe vijon lojën. Pikërisht nga ky aksion erdhi goli i Tottenham.

 

 

Trajneri i këtyre të fundit, Conte njihet për entuziazmin dhe temperamentin që ka dhe ka shkuar të festojë në sytë e trajnerit kundërshtar. Si një gjerman i vërtetë, Tuchel nuk ka duruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb