Dështon për të dytën herë çelja e gjykimit për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se seanca u shty, për shkak të mungesës së prokurores Doloreza Musabelli.

Prokurorja kërkonte shtyrjen e seancës për çështje familjare. Bashkim Dedja akuzohet nga SPAK për fshehje të pasurisë. Dedja dyshohet se nuk ka pasur burime të ligjshme për të blerë një apartament në Golem të Kavajës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb