Zbardhen detaje tragjike nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak minuta më parë në Berat, ku humbën jetën nëna me të birin 6-vjeçar.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se djali i mitur ka pasur vigon në dorë. Siç mëson gazetari Çelmeta, dyshohet se nëna dhe vogëlushi i saj kanë qenë duke ardhur nga spitali.

Ngjarja tragjike ndodhi pak më parë, ku nëna ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumë, duke humbur jetën bashkë me të birin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb