SARANDË

Një grabitje ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se një kambist është dhunuar dhe grabitur, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.

Siç mëson gazetarja për “BalkanWeb”, është dhunuar 70-vjeçari Ibrahim Didani, në ashensorin e pallatit të tij, nga dy burra dhe një grua.

Këta të fundit e kanë goditur kambistin në pjesë të ndryshme të trupit dhe i kanë marrë shumën prej 500 mijë lekësh të reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb