TIRANË

Një person është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga agjentët e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pasi ka kërcënuar me jetë kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se është ndaluar shtetasi Andrea Kurti, nga Puka. Ai jetonte me qira në zonën e “Unazës së Re”, ndërsa ka kërcënuar kryeministrin Rama me telefon dhe përmes rrjeteve sociale.

“BalkanWeb” mësoi se në një prej mesazheve kërcënuese personi i arrestuar i shkruante Ramës: “Do të të fus plumbin ballit”. Ndërkohë, ai i kishte fshirë mesazhet kërcënuese nga telefoni, por kanë qenë ekspertët që i kanë rikthyer sërish.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb