MAMURRAS

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivë politike dhe një qytetar.

“BalkanWeb” mëson se të plagosur kanë mbetur efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, ku njëri është plagosur me armë dhe tjetri me sende të forta.

 

Ngjarja u shënua teksa efektivet Ilir Zeka dhe Flamur Lleja ishin në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë kërkuar që të ndalojnë një automjet për kontroll.

Por drejtuesi që mendohet që ishte me të tjerë persona në mjet, nuk iu bindën urdhrit të policisë për kontroll duke patur konflikt verbal me ta. Pas kësaj personat që ndodheshin në mjet u kundërpërgjigjën duke qëlluar me armë zjarri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb