Një aksident rrugor ka ndodhur këtë paradite, në Tiranë. Ngjarja është shënuar në zonën e Kombinatit, ku një makinë ka përplasur një këmbësore në rrugë.

Mësohet se e plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë / Informacion paraprak
Sot , më datë 23.01.2020, rreth orës 10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M, 64 vjeçe , e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: