Detaje tragjike dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sheq i Madh, në Fier, ku u raportua se një 50-vjeçare ka vrarë veten me thikë.

“BalkanWeb” mëson se 50-vjeçarja Valdete Mamaj është vrarë nga bashkëshorti i saj me thikën e bukës. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj, e goditur me thikë në gjoks, si dhe me disa gërvishtje në trup.

Bashkëshorti i saj, Petrit Mamaj, ka pranuar krimin e rëndë në polici, pasi e raportoi më herët ngjarjen si vetëvrasje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb