TIRANË

Është gjetur pas tetë ditësh adoleshentja e zhdukur në zonën e Freskut, në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është gjetur 16-vjeçarja V. Q., e zhdukur më 12 janar.

Siç mëson gazetarja Bezat, e mitura është gjetur nga policia në Kamëz. Ajo ka qenë e vetme, duke ecur në rrugë, kur e ka kapur patrulla e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb