ELBASAN

Një vrasje ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan.

Nga të dhënat e para, “BalkanWeb” mëson se është ekzekutuar me armë zjarri një emër i njohur në qytetin e Elbasanit.

I vrarë ka mbetur shtetasi Pjerin Xhuvani, i cili ka qenë i përfshirë në politikë, si dhe në përplasjet mes forcave politike në Ditën e Verës, në Elbasan.

Pjerin Xhuvani është edhe mjek psikiatër në qytetin e Elbasanit. Ai u denoncua edhe nga Partia Demokratike, si person i cili u përfshi në incidentin në Elbasan ditën e verës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb