GREQI

Është dorëzuar këtë mesditë në policinë greke shqiptari i dyshuar si autori i vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar, Mario Metaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 25 janarit, në Patras, ku i riu Metaj u qëllua me plumb në kokë, pas një përleshjeje në kryqëzimin Kourtesis të Patras.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, në prani të avokatit të tij, është paraqitur mesditën e sotme në polici, ku tashmë nis përballja me drejtësinë.

Ndërkohë që dje u lirua nga gjykata shoku i shqiptarit që u dorëzua. 31-vjeçari u akuzua për nxitje dhe bashkëpunim në vrasje, por avokati i tij tha se ai ishte qëlluar 15 herë me kaçavidë nga viktima dhe vëllai i tij.

Palët e përfshira në konflikt nuk kishin precedent dhe shkak i sherrit dyshohet një përplasje e mëparshme, që përfundoi në vrasje. Policia greke i trembet një hakmarrje të mundshme të familjes së viktimës duke rritur vigjilencën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb