Shkon në 6 numri i të infektuarve me COVID 19 në qarkun Shkodër. Një 35 vjeçar nga Vau Dejësi i ardhur nga Italia ka rezultuar pozitiv. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari i News 24 në Shkodër, Senad Nikshiqi.

35 vjeçari ka shfaqur probleme pneumonie dhe fillimisht dje ka ardhur në spitalin e Shkodrës.

Pasi ka bërë testin me tampon ka rezultuar pozitiv dhe me pas është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Tashmë ka shkuar në 6 numri i të prekurve në qarkun Shkodër teksa 3 janë nga Puka, një nga Vau Dejesi, një shkodrane që jeton në Tiranë dhe një oficer i policisë gjyqesore në Shkodër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb