GJIROKASTËR
Është përkeqësuar situata nga riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Gjirokastër, ku gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se janë asfiksuar 10 banorë.
Gazetarja Brikena Metaj sjell pamje të reja në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se tymi dhe flakët kanë “pushtuar” disa fshatra të qytetit të gurtë.
Ndërkohë, siç raporton gazetarja Metaj, ka nisur evakuimi i banorëve në dy fshatrat Arshi Lëngo dhe Asim Zeneli, pasi situata është më e rënduar. Në video shihen Forcat e Armatosura, që marrin banorët mes tymit, i cili është futur në fshatra.
Siç raporton gazetarja Metaj, aktualisht situata nga zjarri është jashtë kontrollit, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri.
(BalkanWeb)