Tetë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Mësohet se arrestimet janë kryer pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Elbasanit dhe se personat, që janë vënë në pranga, kanë qenë anëtarë të një KZAZ-je në Elbasan.

Nga raportimet e para mësohet se këta 8 persona kanë favorizuar te grupet e numërimit deputetë të preferuar brenda të njëjtit subjekt politik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb