TROPOJE– Një 56-vjecar në Tropojë i denoncuar i zhdukur prej disa ditësh nga familjarët e tij është gjetur i vdekur në një zonë të pyllëzuar mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan. J.M., 56 vjeç, banues në fshatin Shoshan u gjet i vdekur nga familjarët dhe policia, ndërsa dyshohet se ai ka rënë nga lartësia e një shkëmbi rreth 60 metër.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të kërkimeve për gjetjen e shtetasit J.M, të shpallur në kërkim, bazuar në denoncimin e bërë nga e bija, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe familjarët, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, u gjet trupi i pa jetë i shtetasit J.M., 56 vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.
Nga veprimet e deri tanishme dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.
Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim, pasi më datë 27.11.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Tropojë, vajza e tij shtetasja S.M, ku ka denoncuar se më datë 24.11.2017, babai i saj shtetasi J.M, ka shkruar në mal me bagëti dhe nuk është kthyer në banesë.
Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: