Ministria e Shëndetësisë njofton se është urdhëruar mbyllja e të gjitha kafeneve, restoranteve, lokaleve e fast food-eve, në mbarë vendin deri më 3 prill, si masë shtrënguese për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Në urdhrin e Ministrisë, sqarohet se përjashtohet nga ky vendim vetëm shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.

  • foto galeri

Koronavirusi ka infektuar deri më tani 33 persona dhe ka shënuar një viktimë në Shqipëri, ndërsa i gjithë vendi është në shtetrrethim, nga frika e përhapjes së mëtejshme të virusit vdekjeprurës, i cili ka prekur gjithë blogin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb