LIBRAZHD

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Librazhd. Një furgon me pasagjerë ka humbur kontrollin e drejtimit të lëvizjes dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, në Librazhd, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit ku pak ditë më parë ndodhi aksidenti tragjik me 3 viktima dhe 3 të plagosur, pasi automjeti ku ata ndodheshin doli nga rruga dhe përfundoi në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Elbasan / Informacion paraprak

Me datë 07.02.2022, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin “Ura e Murrashit’, shtetasi M. L., 29 vjeç banues në Korçë , duke drejtuar mjetin autobuz tip “Benz”, si pasojë e lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike. Nuk ka dëme në njerëz vetem dëme të lehta materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb