TIRANE– Një foshnjë e sapolindur është gjetur i braktisur dhe pa shenja jete në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Azem Galica”, teksa foshnja është gjetur nga kalimtarët pa shenja jete brenda një çante të zezë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se foshnja ka lindur ma ndihmë mjekësore, pasi kordonin ombelikal e ka pasur të pa prerë. Gjithashtu foshnja ishte i pa trajtuar dhe pa asnjë mbulesë.

“Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën “Azem Galica”, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shënja jete, një foshnje e porsalindur.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”- thuhet ne njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: