POGRADEC- Një person është gjetur i mbytur në lumin e fshatit Slabinjë në Pogradec mbrëmjen e sotme. Mësohet se viktima është B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë.
Sipas policisë ngjarja dyshohet aksidentale, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.05.2018, jemi njoftuar se në fshatin Slabinjë, është gjetur i mbytur në lumë shtetasi B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(d.d/BalkanWeb)