BULQIZË

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në Bulqizë. Biznesmeni i kromit, Murat Duriçi, është gjetur në një kanal, në gjendje të rëndë, dhe që ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bulqizë, ndërsa dyshohet se 53-vjeçari është aksidentuar me një furgon. Siç raportoi për “BalkanWeb” gazetari Enver Doçi, 53-vjeçari është gjetur në kanal me shenja jete nga kalimtarët, të cilët e kanë çuar në Spitalin e Bulqizës.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, biznesmeni është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, por që ka ndërruar jetë rrugës. Siç raporton gazetari Doçi për “BalkanWeb”, aksidenti ka ndodhur në një zonë të pandriçuar mes qytetit të ri dhe të vjetër.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forcat policore, të cilat po hetojnë rastin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb