Një trup i dekompozuar është gjetur pasditen e sotme në brigjet e Detit Adriatik, në zonën e Kurbinit.

Policia njofton se trupi është gjetur në grykëderdhjen e Ishmit dhe i përket seksit mashkull, por nuk dihet identiteti.

Njoftimi i policisë:

Kurbin, Lezhë

Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin, një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb