KORÇË

Një trup i pajetë është gjetur sot në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit, në Maliq të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se trupi i pajetë i përket shtetasit Muhamed Tabaku, rreth 52 vjeç.

Viktima është gjetur nga një i afërm i tij, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, njerëzit që e njihnin viktimën, kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve alkoolike.

Siç raporton gazetarja Kodra, 52-vjeçari ishte i vetmuar dhe flinte në zonën ku është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: