61-vjeçari Vasil Mullaj ka dalë sot para Gjykatës së Gjirokastrës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj tri vajzave të mitura. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se 61-vjeçarit i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit, kur po jepej masa ndaj tij.

Siç mëson gazetarja Metaj, 61-vjeçari ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit, pasi ka dhënë shpjegimin e tij për ngjarjen e para 4 ditëve. Pasi ka folur një orë, ai ka rënë përtokë dhe menjëherë gjykatësja ka ndërprerë seancën, derisa të rikthehet normaliteti shëndetësor i të akuzuarit.

Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se prej 3 ditësh 61-vjeçari Vasil Mullaj, që kur është arrestuar, ka hyrë në grevë urie dhe nuk ka pranuar as ujë dhe as ushqim në formë proteste ndaj akuzës, që sipas tij, është e padrejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb