Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë mesditë vendimin për ish-gjyqtarin Luan Daci. Pasi ka dhënë në mënyrë të përmbledhur faktet, GJKKO ka vendosur të dënojë me gjashtë muaj burg ish-gjyqtarin Luan Daci, dënim ky që i konvertohet në 12 muaj detyrim për të mos kryer asnjë vepër penale dhe për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila po ndjek nga afër seancën, raporton për “BalkanWeb” se GJKKO e ka cilësuar fajtor ish-gjyqtarin, duke argumentuar se përmes deklarimit të rremë ai ka mundur të zgjidhet gjyqtar i KPA.

Siç raporton gazetarja Lala, ka qenë vetë gjyqtari i vetëm në seancë, Sandër Simoni, i cili ka urdhëruar që Daci të mos e kryejë dënimin me burg, por ka vendosur ta pezullojë atë për 12 muaj, ku së pari ish-gjyqtari duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, si dhe nuk duhet të ketë kontakte me persona me rekorde kriminale.

Ish-anëtari i Komisionit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci, akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb