TIRANË

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në lëvizje pas publikimit të të dhënave personale të 910 mijë personave në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka vendosur të detyrojë drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, që publikoi i pari të dhënat, të dorëzojnë databasën me të dhënat personale të 910 mijë personave.

Por, siç raporton gazetarja Lala, drejtuesit e portalit, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, kanë refuzuar t’i dorëzojnë materialin GJKKO për të ruajtur burimin.

Për këtë arsye, GJKKO ka vendosur sekuestro të databazës dhe pritet të shkojë te zyrat e “Lapsi.al” për materialin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb