TIRANË

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me burg anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Daci.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e dënoi Dacin me gjashtë muaj burg.

Por, siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb” ky dënim i është konvertuar Luan Dacit në 12 muaj shërbim prove. Nga ana e tij, gjyqtari Luan Daci ka thënë se “nuk do të largohem nga KPA”.

Kujtojmë se anëtari i KPA, i pezulluar tashmë nga detyra, akuzohet për falsifikim dokumentesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: