Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se Gjykata e Lartë ka shqyrtuar rekursin e SPAK në Dhomë Këshillimi, duke vendosur ta pranojë ta kalojë për gjykim.

Më herët, SPAK bëri rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i hoqi gjyqtarit Daci masën e pezullimit nga detyra.

Prokuroria e Posaçme kërkon që t’i rikthehet gjyqtari masa e “pezullim nga ushtrimi i detyrës”. Gjyqtari Luan Daci akuzohet nga SPAK për falsifikim të dokumenteve, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb