FUSHË ARRËZ

Është goditur për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrësit, Anduel Gjinaj. Ka qenë vetë drejtori Gjinaj, që ka bërë denoncimin në Polici dhe në Prokurorinë e Pukës.

“Jam goditur nga shtetasi M. Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm”, mësohet të ketë thënë Gjinaj, në denoncimin e tij, raporton “BalkanWeb”.

Ndërkohë, “BalkanWeb” mëson se drejtori i Ujësjellësit është goditur para institucionit që ai drejton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb