VLORË

Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Vlorës. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një e moshuar 85 vjeçe, e cila jetonte e vetme në fshatin Nartë.

Grabitësit kanë hyrë forcërisht në banesën e të moshuarës, ndërsa dyshohet se e kanë dhunuar, por fatmirësisht sipas policisë 85-vjeçarja nuk ka pësuar dëmtime.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, rreth orës 12:51, në fshatin Nartë, Vlorë, dy persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur në banesën e shtetases V. P., 85 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb