DURRES– Të paktën 15 qytetare nga Kosova kanë paraqitur shenja të helmimit dhe janë paraqitur në urgjencën e Infektivit në Tiranë.

Dyshohet se shtetasit nga Kosova janë helmuar në një restorant tek ‘Shkëmbi i Kavajës’, pasi kishin ngrënë drekë. Ata kanë pasur të vjella, bark dhe probleme të tjera.

Mësohet se kosovarët janë punonjës të komunës së Rahovecit dhe kishin ardhur për fundjavë në Shqipëri. AKU ka bllokuar restorantin, ndërsa janë marrë monstra ushqimesh të cilat janë dërguar për analiza.

Dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i konsumuar, por nuk përjashtohet edhe uji. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb