Kosta Grilla nuk i del të fitojë betejën më të rëndësishme, atë me COVID-19, duke ndërruar jetë në moshën 59-të vjeçare. Komentatori dhe gazetari i njohur u prek pak kohë më parë nga ky virus ndërsa gjendja e tij e renduar e detyrojë të udhëtojë drejtë Turqisë për një mjekim më të specializuar.

Që nga 27 gushti, Kosta Grillo ishte në intubim por pa mundur dot të mposht këtë virus pavarësisht se të gjithë miqtë e tij, kolegët e të afërm u bashkuan për ti dhënë mundësinë që të kurohej me teknika më të specializuara.

Për fat të keq as kjo nuk mjaftoi me Kostën që ndërrojë jetë në Turqi, lajm i hidhur ky i bërë publik nga miku dhe kolegu i tij, Ervin Baku. Kosta Grillo i kushtojë jetën sportit, si komentator, gazetar sportiv dhe menaxher. Balkan Web dhe News24 i shpreh ngushëllimet familjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb