TIRANË

Një tjetër lajm tragjik nga koronavirusi. Një 17-vjeçar ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm, në vendin tonë.

Mësohet se adoleshenti nga Elbasani ishte i shtruar prej një jave te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi” dhe burime zyrtare thanë se 17-vjecari nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Gazetari Erjon Skëndaj tha për “BalkanWeb” se gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi. Gjendja e tij ishte përkeqësuar më tej në 24 orët e fundit, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Paralelisht në spitalin covid 2 po trajtohet edhe babai I 17 vjecarit nga elbasani ku konformohet gjendja e rënduar shëndetsore ndërsa bashkëshortja e tij ka lënë spitalin pas përmirësimit të parametrave jetësor.

Gjendja kritike e 17 vjecarit në momentin e e ardhjes në sanatorium ngre dyshime të forta për trajtimin e tij paraspitalor në banesë ose nëse është trajtuar më herët në spitalin rajonal të elbasanit.

17-vjeçari kishte mbërritur në spital me mushkërinë thuajse 100% të prekur, në stadin e katërt, në gjendjen më të rënduar shëndetësore. Sipas informacioneve, ai kishte qënduar gjatë gjithë javës në terapi intensive, ndërsa katër ditët e fundit ka qenë në intubim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb